TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2023, 23:59

Peleshi jep detaje për zjarrin: Në terren ekspertë Kimie, po bëhen matje për shkak të lëndëve të rrezikshme

Shkruar nga Pamfleti

Peleshi jep detaje për zjarrin: Në terren ekspertë Kimie, po

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dhënë detaje mbi zjarrin në fabrikën e bojërave në Maminas. Ai shkruan se është nisur dhe një grup kimistësh në zonë, teksa po merren masa për të shmangur vënien në rrezik të jetës së qytetarëve.

Mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit me përmasa të mëdha në një fabrikë bojrash, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas.

Një grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë është gjithashtu në terren për të bërë matjet dhe për të qenë në gatishmëri.

Me të gjitha kapacitetet në terren, për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe banesat pranë.

U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet drejt autostradës deri në qetësimin e situatës!”, shkruan ai.

 

Lini një Përgjigje