TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2023, 21:38

Përhapja e shpejtë e flakëve në Patos, Balla: Po punohet për mbrojtjen e zonave të banuara

Shkruar nga Pamfleti

Përhapja e shpejtë e flakëve në Patos, Balla: Po punohet

Djegia e mbeturinave në zonën e njohur si “Ofiçina” në Patos, ka shkaktuar një zjarr masiv që ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe pemë frutore. Në vendngjarje për neutralizimin e flakëve ndodhen mjetet zjarrfikëse, shërbimet e policisë Fier, dhe disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë.

Situata vijon të mbetet kritike ndërkohë që banorët e zonës të alarmuar nga kjo situatë pohojnë se nderhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur largimin e rrezikut nga banesat dhe puset e naftës.

Flakët kanë përfshirë dhe nënstacionin elektrik, ku OSSH Patos është detyruar të stakojë energjinë elektrike si masë të nevojshme sigurie.

Në lidhje me situatën e zjarreve në vend ka reaguar dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili ka deklaruar se zjarrvënësit e dyshuar janë arrestuar, ndërsa shtoi se po bëhet gjithçka për shuarjen e flakëve.

Po ndjekim situatën në Bashkinë Patos, fshati Margëlliç, ku po luftohet me zjarrin, i cili ka marrë përmasa tepër të mëdha. Forcat zjarrëfikëse të Patosit, Roskovecit, Fierit, kompanisë Albpetrol po punojnë në disa drejtime për të mbrojtur zonat e banuara, ndërsa janë nisur forca edhe nga Lushnja, Vlora dhe Berati. Policia e Shtetit ka dërguar efektivë të shumtë të FNSH, ndërsa ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie”, shkruan Balla në facebook.

zjarret patos balla

Lini një Përgjigje