TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2023, 17:30

Aksident i rëndë në Bulqizë, 15-vjeçari dërgohet me urgjencë te “Trauma” me helikopter

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Bulqizë, 15-vjeçari dërgohet

Një 15-vjeçar në qytetin e Bulqizës ka marrë dëmtime të shumta trupore pas rrëzimit me biçikletë në vendin e quajtur “Pishat”.

Sipas informacioneve paraprake i mituri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentimit të 15-vjeçarit.

“Në vendin e quajtur “Pishat”, në fushë Bulqizë, një 15-vjeçar, dyshohet se duke lëvizur me biçikletë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe është rrëzuar në anë të rrugës e për pasojë ka pësuar lëndime trupore.  15-vjeçari, është dërguar  në spitalin e Traumës, për ndihmë më të specializuar mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

bulqizë 15-vjeçari dërgohet me urgjencë te “trauma”

Lini një Përgjigje