TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2023, 20:03

Fieri në flakë, 11 vatra aktive zjarri; errësira pengon ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse nga toka dhe ajri

Shkruar nga Pamfleti

Fieri në flakë, 11 vatra aktive zjarri; errësira pengon

Bashkitë Fier, Patos dhe Mallakastër këtë të shtunë kanë përjetuar një ndër ditët më të vështira për vitin 2023, përsa i përket situatës së rënduar me vatrat e zjarrit që janë shfaqur njëra pas tjetrës.

Vatra të shumta zjarri janë aktivizuar gjatë pasdites dhe dhjetëra forca zjarrfikëse gjenden në terren duke luftuar me flakët.

Kanë qenë të paktën 11 vatra aktive zjarri gjatë ditës së sotme, ku më problematikja mbetet ajo në pyllin e Darëzezës, ku me errësirën bëhet e pamundur jo vetëm ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse, por edhe ajo nga ajri.

Ndërkohë mësohet se aktualisht janë aktive edhe disa vatra zjarri, ku ndër më problematiket shfaqet edhe ajo në Dërmenas të Libofshës. Aty flakët po i afrohen një stalle bagëtish dhe banesave të zonës.

Po ashtu vatra zjarri ka edhe në Patos, ndërkohë që sipas informacioneve edhe në Drenovë Fushë, në Mallakastër, është aktivizuar një tjetër vatër zjarri.
Me rënien e muzgut një vatër zjarri është ndezur në vendin e quajtur “Menca 3” përbri kodrës në Margëlliç. Janë ende të paqarta rrethanat e rënies së zjarrit, por era e fortë po favorizon flakët.

Mësohet se rrezikohen disa banesa dhe një pikë me rezervuar gazi.

fieri në flakë 11 vatra aktive zjarri

Lini një Përgjigje