Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka folur për plagosjen e policit dhe për masat që duhen marrë për mbrojten e efektivëve.
Softa theksoi se policët duhet të kenë sigurim për jetën, dhe të jenë të pajisur me antiplumb.
"Punonjësi i policisë duhet të ketë antiplumb. Ky është një problem që kërkon zgjidhje. Ndaj policisë duhet të ketë masa mbrojtëse. Policët duhet të trajnohen mirë. Efektivët e policisë duhet të kenë sigurim për jetën", tha Softa për Ora News.
Klered Bozhanaj u la sot në burg nga Gjykata e Tiranës, për plagosjen e efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Alleshi.
Përpara togave të zeza autori ka shfaqur paqëndrueshmëri mendore, ndaj dhe avokati i tij mbrojtës kërkoi shtrim të 42-vjeçarit në spitalin psikiatrik, por gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Eksperti i sigurisë u ndal edhe tek sistemi TIMS, ku thekson se mund të ketë rrjedhje informacioni.
"Problemi është tek marrja dhe shitja e të dhënave. Në sistemet e hyrje-daljeve ka edhe oficerë që bashkëpunojnë me SPAK dhe NATO-n. Është shumë e rëndësishme mbrojtja e të dhënave. Të dhënat tona janë në duart e personave me rrezikshmëri kriminale", tha ndër të tjera Softa.
Lini një Përgjigje