
Gjykata e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 24-vjeçarin Arianit Lekgegaj. Ai u arrestua në një shtëpi bari me dy ambiente në Vlorë.
Gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme, Gjykata ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë. Ndërkohë, nga policia për këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një tjetër shtetas.
24 vjeçari u kap në një “shtëpi bari” me dy ambiente të përshtatura për kultivimin e lëndëve narkotike më 19 shkurt. Arrestimi u krye pas një hetimi të detajuar nga autoritetet, të cilat kishin marrë informacione mbi aktivitetin e paligjshëm që zhvillohej në këtë objekt.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në ambientet e brendshme të godinës, u konstatuan dhe sekuestruan një sasi e konsiderueshme bimësh narkotike në proces tharjeje, pajisje për ndriçim dhe sistem ajrimi, të cilat shërbenin për rritjen e kanabisit.
Lini një Përgjigje