TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2025, 10:46

"Pse më shikon?"/ Zbardhen detaje si nisi sherri në Kamëz që përfundoi në të shtëna me armë

Shkruar nga Pamfleti
"Pse më shikon?"/ Zbardhen detaje si nisi sherri në
Pamje nga vendngjarja

Zbardhen detaje nga të shtënat me armë zjarri në Kamëz. Mësohet se sherri mes tyre ka nisur për sharje me fjalë banale.

Sipas policisë, të rinjtë jetojnë në të njëjtën lagje dhe mbrëmjen e së premtes ishin konfliktuar me njëri-tjetrin, fillimisht për fjalët "pse shikon" dhe më pas kanë përfunduar në përplasje fizike, derisa qëlluan me armë nga një makinë në lëvizje.

Si autorë të dyshuar policia shpalli në kërkim Dejvi Mullain, i vili ishte dhe drejtuesi i mjetit BMW dhe qëlloi me armë drejt Fabion Kurtit. Në kërkim është edhe Enedjo Kaci, i cili ishte dhe objektiv në ngjarje.

Ky i fundit lëvizte me një mjet Range Rover, të marrë me qira, të cilin më pas e kishte braktisur në garazhin e një pallati. Sipas burimeve, dy autorët Mullai dhe Kurti janë persona me precedent për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar një 18-vjeçar për kallëzim të rremë. I riu kishte shkuar pranë komisariatit nr. 5 në Kamëz dhe pretendonte se në mjetin tip BMW ishte ai drejtuesi i mjetit dhe person që kishte qëlluar me armë zjarri.

Por, ndërkohë arrestimi i tij u bë pasi nga kamerat e sigurisë nuk rezultonte që ai të ishte në vendngjarje. Nisur nga kjo, policia ka dyshime se 18-vjeçari mund të jetë futur nga personat e tjerë për të marrë autorësinë e krimit.

Lini një Përgjigje