
Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për 38-vjeçarin Petrit Dyli, i cili u vu në pranga 3 ditë më parë, pasi iu gjet në banesë rreth 50 kg hashash dhe 240 rrënjë kanabis.
Ndërkohë, avokati i 38-vjeçarit Dyli, pretendon se ky i fundit vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka kërkuar edhe analizën e ADN-së.
Gjatë seancës, avokati i 38-vjeçarit Dyli ka kërkuar kryerjen e analizave të ADN-së në vendngjarje duke pretenduar se klienti i tij nuk ka pasur asnjë lidhje me drogën e gjetur në banesë dhe se në vendngjarje nuk ka asnjë shenjë gishtash të klientit të tij.
Fillimisht pretendimet e avokatit ditën e arrestimit që klienti i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor kanë rënë poshtë, pas ekzaminimit mjeko-ligjor të mjekëve ekspertë.
Gjyqtarja Klejda Çapja ka vendosur për 38-vjeçarin Petrit Dyli masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45-ditë, deri në pritjen e aktit të analizave të ADN-së në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Kujtojmë se Petrit Dyli nga fshati Pobrat i Dimalit u arrestua nga policia pasi kishte kultivuar 240 bimë kanabisi në oborrin e banesës, dhe kishte përshtatur një ambient të saj, për tharjen e bimëve narkotike.
Në kuadër të operacionit "Brother", policia shpalli në kërkimdhe vëllain e tij, 42-vjeçari Armando Dyli, banues në të njëjtin fshat. Gjatë operacionit, në oborrin e banesës së Dylit 240 bimë narkotike, të cilat ai i kishte kultivuar në bashkëpunim me vëllanë e tij.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 50.8 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 përforcues grushti dhe 3 celularë.
Lini një Përgjigje