
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një marinar ka humbur jetën tragjikisht.
Burime për mediat bëjnë me dije se marinari ka humbur jetën pas kontaktit që pati me rrymën elektrike brenda në anije.
Burime nga policia raportuan se bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili ishte pjesë e ekuipazhit të një anije tregtare.
Ngjarja është rregjistruar pak minuta më parë teksa anija tregtare ishte nisur nga porti i Durrësit.
Pjestarët e ekuipazhit kanë lajmëruar autoritetet dhe menjëherë është nisur Guardia di Financa, e cila ka marrë trupin e pajetë të 18-vjeçarit duke e sjellë në Portin e Durrësit dhe më pas drejt morgut ku pritet edhe t’i bëhet autopsia.
Lini një Përgjigje