TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Tetor 2023, 15:39

Sekuestrohen 30 mijë dollarë kanadezë në Kapshticë, procedohet penalisht 54-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohen 30 mijë dollarë kanadezë në Kapshticë,

Ka nisur procedimi penal për një 54-vjeçare në kuadër të goditjes së rasteve që nuk deklarojnë paratë në kufi.

Burime për mediat bëjnë me dije se shtetasja me inicialet S.TH. dyshohet se kishte në çantën e saj të dorës rreth 30 mijë dollarë kanadezë të padeklaruara.

Sipas policisë, “në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një autobus linje, me të cilin udhëtonte si pasagjere shtetasja S. Th., 54 vjeçe, banuese në Kanada.”

Ndërkohë, mësohet se gjatë kontrollit 54-vjeçares iu gjetën në çantën e dorës “30 000 dollarë kanadezë të padeklaruara. Shuma e monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

"Kapshticë/Policia Kufitare godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 30 000 dollarë kanadezë të padeklaruara. Procedohet penalisht poseduesja.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një autobus linje, me të cilin udhëtonte si pasagjere shtetasja S. Th., 54 vjeçe, banuese në Kanada.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 54-vjeçares iu gjetën në çantën e dorës 30 000 dollarë kanadezë të padeklaruara. Shuma e monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

30 mije dollare kanadeze procedim penal

Lini një Përgjigje