TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2024, 09:51

U kap me drogë, arrestohet 53 vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kap me drogë, arrestohet 53 vjeçari shqiptar në Itali

Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge.

Gjatë kontrollit, shqiptarit, i cili rezultoi emër i njohur për policinë, iu gjetën 3 gramë kokainë, e ndarë në doza, 10 gram hashash, një peshore precize, material prerës dhe material për paketimin e lëndës narkotike, si dhe 330 euro cash, që mendohet se përbënin të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm.

53-vjeçari u arrestua në mënyrë flagrante dhe u vendos në masën e sigurisë arrest shtëpie në shtëpinë e tij.

Sakaq, është sekuestruar lënda narkotike, materiali i gjetur dhe shuma e parave.

droge arrestim shqiptar itali

Lini një Përgjigje