
Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një shpërthim në qytetin e Lushnjes.
Siç bën me dije Policia, një sasi tritoli është hedhur dhe ka shpërthyer te dera e garazhdit në një banesë private.
Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
"Në derën e garazhdit të shtetasit A. P., është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale' Informoi mbrëmjen e sotme policia e Lushnjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Lini një Përgjigje