TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2024, 22:37

"5 milionë euro për kokën e Ervis Martinajt"/ Artan Hoxha nxjerr detaje: Policia ka zbuluar se kush e vrau, ekziston dhe një foto

Shkruar nga Pamfleti

"5 milionë euro për kokën e Ervis Martinajt"/ Artan

Gazetari Artan Hoxha ka folur për zhdukjen e Ervis Martinajt, duke e konsideruar vrasje dhe duke sqaruar se fillimisht trupi i tij kërkohej në det, ndërsa tani kërkimet janë zhvendosur në tokë.

Hoxha ka thënë se disa organizata krimi u bënë bashkë për të eleminuar "mbretin" e lojërave të fatit. Ai ka treguar edhe se për eliminimin e tij u paguan 5 milionë euro. 

"Në fakt para një viti e gjysmë, kur ka ndodhur ngjarja kam dhënë një version, në kohën kur nuk e besonte askush, që Martinaj është rrëmbyer dhe është vrarë. Nuk janë dhënë tre por janë dhënë pesë milionë euro.

Ai është kërkuar në det për muaj të tërë, sepse u mendua se mund të jetë hedhur nga Durrësi në Qerret. Ndërkohë, muajt e fundit po kërkohet në tokë.

Ka informacion, ka një foto, ai person duket ku e ka plumbin.

Nuk ka patur shumë kohë. Di që policia di edhe emrin se kush e ka bërë. Ai person është larguar nga territori i Shqipërisë, por pagesa ka qenë e disa grupeve.

Në atë kohë u krijua një aleancë, sepse Martinaj nuk ishte njeri i zakonshëm, por bëri revolucion në botën e krimit të organizuar, duke miksuar, biznesin, krimin dhe politikën.

E mori bazën kur ishte e djathta në pushtet, dhe u fuqizua më shumë kur ishte e majta edhe pse kundërshtar.

Ai u bë problem për qeverinë, por edhe për Rithemelimin. Nëse do të gjendet kufoma, do të kemi deklarim zyrtar.

Shifra pesë million euro ka qenë e deklaruar por nuk gjendeshin ekzekutorët.

Martinaj kishte komunikuar me Dumanin dhe i kishte thënë nëse ti godet Indrit Doklen, ke 500 mijë euro.

Imagjino, 5 milionë ka dhënë SHBA për të kapur Escobarin, që vajti 30 miliardë dollarë”, ka thënë gazetari Hoxha për emisionin Të Paekspozuarit.

artan hoxha ervis martinaj

Lini një Përgjigje