TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2024, 21:35

Vrasja e ish-boksierit shqiptar në Gjermani, hetimet zbulojnë anën e errët të Besar Nimanit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e ish-boksierit shqiptar në Gjermani, hetimet zbulojnë

Policia gjermane vijon të jetë në kërkim të autorëve të vrasjes së ish-boksierit shqiptar, Besar Nimani, ndërkohë që mbeten ende të paqarta arsyet e krimit. Sipas mediave gjermane, pista e konfliktit mes grupeve kriminale është hequr dhe dyshohet se vrasja ka motive personale.

Megjithatë në dritë kanë dalë detaje nga jeta e ish-boksierit, i cili duket se ka patur dosje penale dhe konflikte të shpeshta me ligjin e drejtësinë.

Në vitin 2012, gjykata e qarkut në Bielefeld e dënoi kosovarin me 1350 euro gjobë për goditjen e një njeriu në kokë. Një vit më pas, 4 gusht 2013, një situatë në një qebaptore u përshkallëzua, dhe Nimani së bashku me njerëzit e tij u përplasën me një shtetas turk. Pasi miku i Nimanit provokoi 44-vjeçarin turk, e goditi me një gotë birre në kokë. Turku nxori më pas një pistoletë, qëlloi sulmuesin e tij goditi me dy plumba në këmbë Nimanin.

Ndërkohë, vitin e kaluar, ish-boksieri u zbulua me gjysmë duzinë armë zjarri në bagazhin e tij, gjatë një kontrolli policor në Bavari. Ai u mbrojt para hetuesve duke thënë se i duheshin armët për të mbrojtur familjen. Por, nuk dihet nëse Nimani është kërcënuar apo po kryente kontrabandë dhe përdori këtë justifikim për t’u shfajësuar.

Siç raportohet nga mediet gjermane të bazuara në deklaratat e dëshmitarëve, 38-vjeçari shqiptar u qëllua me armë teksa po dilte nga një restorant i qytetit. Sipas ‘BILD’, Nimani vdiq në vend. Autoritetet gjermane nuk kanë bërë ende asnjë arrestim, ndërsa janë në ndjekje të autorëve.

gjermani vrasje besar nimani

Lini një Përgjigje