TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2024, 17:03

Publikohet fotoja/ E vrau apo jo të atin, momenti kur Hygerta Meta qëllon në poligon

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet fotoja/ E vrau apo jo të atin, momenti kur Hygerta Meta

Kjo foto ekskluzive e siguruar nga Tv Klan është shkëputur nga momenti kur 19-vjeçarja Hygerta Meta po kryen qitje me pistoletë në një poligon, si pjesë e një eksperimenti hetimor të policisë dhe Prokurorisë së Durrësit.

Grupi hetimor provoi kështu nëse vajza që akuzohet se vrau të atin, dinte të qëllonte me armë.

Hygerta shfaqet e qetë, ndërsa Tv Klan mëson se ajo kreu disa qitje radhazi, duke vërtetuar se ajo dinte ta përdorte armën.

Ky eksperiment iu kërkua edhe pjesës tjetër të familjes së Pëllumb Metës, 2 djemve të arrestuar dhe bashkëshortes së tij, por ata refuzuan të qëllojnë duke u thënë hetuesve se nuk dinë të përdorin armë dhe se nuk kanë provuar të bëjnë qitje ndonjëherë.


Refuzimi i ka thelluar dyshimet tek grupi hetimor se vrasjen e 50-vjeçarit mund ta ketë kryer njëri nga djemtë dhe se autorësia po kërkohet t’i lihet vajzës, me shpresën se ajo mund të dënohet më pak.

Dyshimet përforcohen nga ekspertiza e kryer me armën e krimit ku u gjetën gjurmë gishtërinjsh të djalit të vogël të familjes, Amarildos, në qesen që ishte mbeshtjellë ajo. Në armën e krimit rezulton se gjurmët ishin fshirë.

Prokuroria e Durrësit akuzon si autor të vrasjes djalin e madh të familjes, ndërsa Hygertën e Amarildon si bashkëpunëtorë të tij. /Tv Klan

Lini një Përgjigje