TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2024, 13:08

Zbardhen detaje nga vrasja në Fier, 19-vjeçari eci për disa metra i plagosur në rrugë

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga vrasja në Fier, 19-vjeçari eci për disa

Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë në Fier ku një 19-vjeçar u godit për vdekje me thikë.

Mësohet se sherri mes Grei Bihucit dhe autorit Florjan Muka ka nisur në rrjetet sociale.

Paraditen e sotme viktima dhe autori u përfshinë në një konflikt fizik dhe gjatë sherrit, 18-vjeçari ka nxjerrë thikën duke goditur për vdekje të riun.

Sipas dëshmitarëve, konflikti dyshohet se ka nisur poshtë urës së Gjanicës dhe në përpjekje për të shpëtuar, Grei Bihuci ka ecur disa metra i plagosur derisa ka përfunduar i shtrirë në mes të rrugës.

Policia e Fierit njoftoi se i plagosur ka mbetur edhe një 20 vjeçar, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfiktin mes të rinjve. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikes së ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje