
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Fierit.
Një sherr me thika ka ndodhur në qendër të qytetit, ku për pasojë një 17 vjeçar ka humbur jetën në spital.
Disa persona janë grindur mes tyre dhe debati ka përfunduar në përleshje fizike e më pas njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një të ri, që ka ndërruar jetë në spital. Policia ka arrestuar autorin.
Ndërkohë dyshohet edhe për dy të plagosur.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjes apo për motvin e sherrit dhe identitetin e personave të përfshirë.
Lini një Përgjigje