TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2024, 12:16

Mbajti peng nënën dhe fëmijët në shtëpi, Jetnor Zhaboli del nga burgu; shtrohet në spitalin psikiatrik

Shkruar nga Pamfleti

Mbajti peng nënën dhe fëmijët në shtëpi, Jetnor

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” me shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik për Jetnor Zhabolin.

35-vjeçari Jetnor Zhaboli ‘ngujoi’ brenda shtëpisë në Selitë nënën, gruan dhe fëmijët e tij të mitur dhe i monitoronte me kamera kur dilte jashtë shtëpisë.

Vendimi erdhi pas paraqitjes së ekspertizës mjekësore e cila e përcaktoi se ka qenë i papërgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprimeve.

Ai u arrestua pas denoncimit nga fqinjët për heqje të paligjshme të lirisë, teksa kishte instaluar në banesë kamera vëzhgimi me të cilat kontrollonte anëtarët e familjes. 

Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

Dhunën e përjetonte edhe nëna e tij e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe nipërit.

jetnor zhaboli gjykata e tirane

Lini një Përgjigje