Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Edevaldo Haxhiajn.
Ai u arrestua pak ditë më parë nga policia e Tiranës pasi në makinë i është gjetur një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak. 39-vjeçari banues në Tiranë, u arrestua në rrugën ‘Frang Bardhi’ dhe në makinë iu gjet edhe një sasi kokaine.
Ai akuzohet për “armëmbajtje pa leje” dhe “mbajte dhe prodhim të lëndëve narkotike”.
Në seancë Haxhiu ka pretenduar se është përdorues i lëndëve narkotike dhe se sasinë e gjetur e kishte për përdorim vetjak.
Ndërsa lidhur me armën nuk ka pranuar të japë shpjegim.
Edevaldo Haxhiu rezulton emër i njohur pasi ndihmoi që të fshihej bosin turk të kriptovalutave, Faruk Ozer, i arrestua më herët në vendin tonë. Haxhiu, nuk bashkëpunoi me policinë për të treguar vendndodhjen e Faruk Fatih Özer, i cilësuar si “bosi i kriptomonedhës” turke.
I arratisur nga Turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij, themeluesi i Thodex, Faruk Fatih Ozer u arrestua nga policia shqiptare në gusht të vitit 2022.
Lini një Përgjigje