TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2024, 21:17

Vrasja e shqiptarit në Frosinone/ 23-vjeçari tregon ku ka fshehur armën e krimit, frikë për hakmarrje mes familjeve

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e shqiptarit në Frosinone/ 23-vjeçari tregon ku ka fshehur

Hetimet lidhur me vrasjen e një 27-vjeçari shqiptar, mbrëmjen e djeshme, në Frosinone, po vijojnë. Autori i krimit, 23-vjeçari Mikea Zeka, shfrytëzoi të drejtën për të mos u përgjigjur, menjëherë pasi u arrestua. Ai tha se ishte mbrojtur nga frika e një sulmi tjetër kundër tij.

Ndërkohë policia në koordinim me Prokurorinë e Frosinones po kërkojnë armën e krimit në lumin Cosa, pranë Via Verdit, ku autori i krimit tha se e kishte hedhur.

Komisioneri i policisë Domenico Condello ka urdhëruar shtimin e vëzhgimit për të shmangur çdo ngjarje të  mundshme me frikën se mund të ketë një hakmarrje të mundshme mes familjeve.

Viktima Kasem Kasmi, sipas të dhënave të policisë njihej në zonë me pseudonimin ‘Carletto’, kurse autori për disa vite ka jetuar në Casermone, sheshi më i rëndësishëm i trafikut të drogës në Ciociaria. 23- vjeçari dy vitet e fundit është arrestuar dy herë për drogë.

Policia italiane po heton pistën e larjes së hesapeve mes dy grupeve shqiptare, trafikun e drogës dhe prostitucionit. Ndërsa u sekuestrua makina me të cilën autorët kishin mbërritur në qendër të qytetit, që ndodhet në rrugën paralele me rruga ‘Aldo Moro’, atë të “Shake Bar”. Nisur nga dëshmitë, një tjetër pistë po hetohet për përplasjen dhe ka të bëjë me sherr për një vajzë që kishte lidhje me Kasmin dhe më pas me Zakën, por këto janë të dhëna që policia i ka marrë në konsideratë nga dëshmi të personave që kanë njohje me dy grupet e të rinjve shqiptarë që tronditën Italinë me atë skenë krimi në sy të dhjetëra klientëve të një lokali.

frosinone vrasje

Lini një Përgjigje