TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2024, 09:22

Morën me forcë 19 vjeçarin dhe mbyllën në një garazh në Rrëshen, arrestohen dy të rinj

Shkruar nga Pamfleti

Morën me forcë 19 vjeçarin dhe mbyllën në një

Dy të rinj janë vënë në pranga ditën e sotme në Mirditë pasi mësohet se ata kanë marrë peng një 19-vjeçar. 20-vjeçari, Mateos Brozi dhe 19-vjeçari, Ergys Tusha pasi morën peng të riun i kanë vjedhur paratë.

Më tej në njoftim bëhet me dije se policia ka sekuestruar 220 000 lekë që të arrestuarit synonin t’i vidhnin 19-vjeçarit, automjetin e përdorur gjatë pengmarrjes dhe 2 celularë.

"Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 19 vjeç, se ishte marrë me forcë në automjet, nga 2 shtetas të tjerë, të cilët për t’i marrë paratë, e kishin mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, dhe më pas e kishin lënë në rrugë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar përgjegjësit.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Telefonata”, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve M. B., 20 vjeç, banues në Rrëshen dhe E. T., 19 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 220 000 lekë, e cila u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Audi A4”, me të cilin u mor me forcë 19-vjeçari, dhe me 2 celularët e të arrestuarve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim."-njofton policia.

Lini një Përgjigje