TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2024, 09:19

Vrasja e ish-boksierit shqiptar në Gjermani, identifikohen autorët

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e ish-boksierit shqiptar në Gjermani, identifikohen autorët

Policia gjermane ka arritur të identifikojë tre persona si të dyshuar për vrasjen e Besart Nimanit, boksierit nga Kosova, i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani.

Tre personat e dyshuar janë një serb dhe dy kurdë. Vëllai i boksierit Berat Nimani tregon se do të bëhen publik edhe identitet e tyre.

“Më kanë informuar që sot bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, tha ai.

Sipas policisë, mendohet se të dyshuarit janë larguar nga Gjermania.

Lini një Përgjigje