TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2024, 09:30

Aksidentohet për vdekje shqiptarja në Itali, përplaset nga një 18-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentohet për vdekje shqiptarja në Itali, përplaset nga

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një shqiptareje në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Villafranca, ku e reja u përplas nga një shofer fillestar.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për shtetasen Edmonda Boka, e cila sapo zbriti nga makina e saj, është përplasur nga një tjetër mjet, që drejtohej nga një 18-vjeçar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca së bashku me një helikopter, por nuk kanë mundur të shpëtojnë shqiptaren.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit që i morën jetën të resë.

Lini një Përgjigje