
Autopsia e kryer dje, më 23 janar 2024, konfirmoi se goditja fatale që shpoi mushkërinë e majtë i ishte dhënë nga pas Bledar Dedjës, 39-vjeçari shqiptar që u gjet i pajetë më 21 janar, në një pyll në Paderno del Grappa.
Sipas autopsisë, ai është goditur më shumë se 20 herë me thikë, por shkaku i vdekjes u identifikua si një goditje e vetme fatale në shpinë, mjaft e fuqishme për të shkaktuar gjakderdhje të brendshme në gjoks.
Hipoteza e një grabitjeje të gabuar wshtw pwrjashtuar, pasi 39-vjeçarit i gjetën portofolin dhe celularin brenda makinës, 100 metra larg trupit.
Dhe pikërisht në celular po kërkojnë të dhëna për një lidhje të mundshme jashtëmartesore që mund t’i kishin kushtuar jetën Dedjës.
Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të 39-vjeçarit përmes mesazheve dhe telefonatave , për të gjurmuar personin (ose personat) me të cilët ai duhej të takohej pasditen e së shtunës.
Lini një Përgjigje