TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2024, 09:36

Italia operacion antidroge, arrestohen tre shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Italia operacion antidroge, arrestohen tre shqiptarë 

Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë pas operacioneve të fundit të antidrogës në vend.

Një shqiptar është arrestuar në Menstre, pasi qeni i policisë ka nuhatur lëndë narkotike në makinën e tij. Pas kontrollit të policisë në automjet iu sekuestruan 2 kg kokainë.

Në San Salvo, policia ka arrestuar një punëtor shqiptar 27 vjeç, ndërsa në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan mbi 1 kg droga të ndryshme si kokainë, marijuanë dhe hashash si dhe material për paketimin e drogës.

Ndërsa në tentativë për të hyrë në Zvicër, është arrestuar nga policia italiane një 41-vjeccar shqiptar. Gjatë kontrollit të mjetit të tij janë gjetur dhe sekuestruar 100 gram kokainë si dhe disa gram heroinë.

itali arrestohen tre shqiptarë

Lini një Përgjigje