TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2024, 10:34

U kap me drogë me vlerë 600 mijë euro, arrestohet shoferi i furgonit në Greqi; 'malli' do të dorëzohej tek një shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

U kap me drogë me vlerë 600 mijë euro, arrestohet shoferi i

Policia greke ka sekuestruar një ngarkesë shumë të madhe droge pasditen e djeshme (23 janar).

Pas informacioneve të siguruara, policia ka ndaluar një furgon në aksin Patra-Athinë, konkretisht në vendin e quajtur Kiato.

Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 145 pako me 195 kg 60 gram marijuanë. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, 67 vjeçari Andonis Panagiotopoulos. Nga hetimet rezulton se mjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër shqiptaro-grek.

Mjeti i transportit rezulton i vjedhur në Athinë në 13 shtator 2023, ndërkohë që i ishin vendosur targa false XZP 1586. Policia ka sekuestruar telefonin celular të drejtuesit për të zbuluar komunikimet e tij.

Llogaritet që fitimi nga trafiku i kësaj ngarkese të shkonte rreth 600 mijë euro. 67 vjeçari i arrestuar rezulton njëkohësisht person i shpallur në kërkim, i dënuar nga Gjykata e Janinës me 8 vjet burg dhe 10.000 euro gjobë për trafik droge.

Ai është dërguar në Komisariatin e Korinthit ndëkohë që hetimet i zhvillon Prokuroria e këtij qyteti. Mësohet se ai do të paguhej 200 euro për kilogram dhe lëndën narkotike do e dorëzonte tek një shtetas shqiptar i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

 

 

Lini një Përgjigje