TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2024, 09:37

U kapën në 'shtëpi bari', arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti
U kapën në 'shtëpi bari', arrestohen dy shqiptarë
Foto nga ferma me 612 bimë kanabisi

Policia spanjolle ka zbuluar një plantacion prej 612 bimë kanabisi duke çuar kështu në arrestimin e dy shqiptarëve të moshës 19 dhe 27 vjeç.

Operacioni u zhvillua në një fermë të vjetër shpendësh që ndodhet në zonën e Bassa del Montsia, në komunën e Ulldecona, Spanjë.

Ferma në fjalë ishte në pronësi të një fqinji pensionist, ndërsa shqiptarët e kishin marrë me qera, raportojnë mediat spanjolle.

Dyshimet nisën pas një hetimi të iniciuar me qëllim evidentimin e humbjes së energjisë elektrike në rrjet.

Por në momentin kur agjentët hynë brenda fermës, zbuluan bimët e kanabisit dhe dy shqiptarët. Në fermë ishin ngritur dy zona kultivimi.

 

Lini një Përgjigje