TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2024, 10:23

“Do të shkoj te mjeku”, zhduket në rrethana misterioze 33-vjeçarja shqiptare në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

“Do të shkoj te mjeku”, zhduket në rrethana misterioze

Një 33-vjeçare shqiptare raportohet të jetë zhdukur prej 1 jave në Greqi. Ajo u zhduk në rrethana shumë të çuditshme në 17 janar pasi deklaroi se do të shkonte në Pagni për të bërë një vizitë në spital, sepse një plagë që kishte në këmbë kishte nevojë për ndërrim garze.

Ajo është zhdukur që atëherë, pavarësisht se dyshohet se kishte telefonuar familjen e saj më 21 janar dhe tha se do të kthehej atë mbrëmje. Por një gjë të tillë nuk e ka bërë deri dje më 23 janar dhe më pas babai ka denoncuar të bijën e zhdukur.

Babai i shqiptarës tha se ajo nuk e ka bërë më parë këtë gjë dhe kjo sjellje po shkakton shqetësim të fortë pasi pas telefonatës së fundit, celulari i saj mbetet i fikur. Sipas informacioneve ajo ka lindur në Shqipëri, quhet Emanuela B., por ka një kartë identiteti greke. Zhdukja e saj u denoncua në Drejtorinë e Sigurisë Irakleo.

greqi zhduket shqiptarja

Lini një Përgjigje