TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2024, 10:41

Parandalohet ngjarja kriminale në Mirditë, arrestohet 28-vjeçari me kallash dhe dy mina në çantë

Shkruar nga Pamfleti

Parandalohet ngjarja kriminale në Mirditë, arrestohet

Një 28-vjeçar është arrestuar teksa po transportonte 2 mina me telekomandë në çantën e tij të shpinës.

Në hyrje të qytetit të Rrëshenit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin e dyshuar i cili lëvizte me këmbë, në drejtim të qytetit, dhe kanë ndërhyrë menjëherë.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasi Marian Gjoka 28 vjeç, banues në Qafë Unazë, njësia administrative Rubik, Mirditë, rezident në Malin e Zi.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 2 minat me telekomandë, 28-vjeçari i ka siguruar në Malin e Zi, ku ishte i punësuar.

Gjatë kontrollit në çantën e shpinës së 28-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e të riut është gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

mirditë arrestohet

Lini një Përgjigje