
Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Shkodër, pasi një efektiv policie është filmuar teksa ka vjedhur një zarf me para në një makinë. Në video, efektivi shihet teksa merr paratë dhe i fut poshtë kapelës. Më pas ka reaguar dhe policia, ku bëhet me dije se efektivi është pezulluar nga detyra.
“Në lidhje me një video të publikuar në portalin JOQ në të cilën shfaqet një punonjës policie në shkelje të procedurave standarde të punës, ju sqarojmë se:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë nënkomisar Sh. Gj., me detyrë specialist i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër, si dhe është njoftuar edhe AMP në lidhje me rastin.
Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.
Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e vendosur për të mos toleruar asnjë rast të abuzimit me detyrën apo të cenimit të imazhit të Policisë dhe të besimit të qytetarëve të Policia e Shtetit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje