TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Qershor 2023, 17:42

Tritoli te fasoneria/ Ky është i “forti” që i vuri 100 mijë euro gjobë biznesmenit italian

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli te fasoneria/ Ky është i “forti” që i vuri

Ky që shihni në foto është 46-vjeçari Edmond Arapi, personi që urdhëroi vendosjen e tritolit tek fasoneria në zonën e “Freskut”. Ai pagoi një 16-vjeçar 100 mijë lekë për lëndën plasëse, si mjet presioni ndaj biznesmenit italian Roberto del Gaido i cili nuk pranoi t’i jepte 100 mijë euro.

Edmond Arapi i kishte vënë gjobë prej 100 mijë euro italianit Roberto del Gaido dhe kërcënuar disa herë që nëse nuk do ta paguante, do të ishte i rrezikuar, por vetë italiani kishte refuzuar. Dyshohet se gjoba e majme të jetë vënë për shkak të ndonjë konflikti pune.

I vetmi që ka folur përpara hetuesve në lidhje me sasinë e lëndës plasëse të vendosur në fasoneri është 16-vjeçari, i cili ka thënë se Edmond Arapi e ka paguar për vendosjen e tritolit.

 

edmond arapi tritol fasoneri

Lini një Përgjigje