TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Qershor 2023, 15:48

Kultivonin kanabis në banesën e tyre, arrestohet babai, shpallet në kërkim djali i tij

Shkruar nga Pamfleti

Kultivonin kanabis në banesën e tyre, arrestohet babai, shpallet

140 rrënjë kanabisi janë asgjësuar me anë të djegies nga policia e Krujës ditën e sotme.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë pronari Vesel Xhaferi, ndërkohë që është shpallur në kërkim djali i tij. Ata janë autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, në banesën e tyre në fshatin Fushë Thumanë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, kanë vijuar intensivisht kontrollet në fshatra të ndryshëm të rrethit, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së dhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në banesën e shtetasve V. Xh. dhe B. Xh. (babë e bir), në fshatin Fushë Thumanë, u gjetën të kultivuara 140 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies", njofton policia.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

kanabis arrestim

Lini një Përgjigje