TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Qershor 2023, 16:54

Do të vrisnin një person në Elbasan, lihen në burg Briken Rusta dhe shoku i tij

Shkruar nga Pamfleti

Do të vrisnin një person në Elbasan, lihen në burg Briken

Janë lënë në burg, 23-vjeçari Briken Rusta dhe shoku i tij, Emanuel Rrapushi të cilët tentuan të vrasin një person në Elbasan.

Burime për mediat bëjnë me dije se 23-vjeçari kishte tentuar të vriste shtetasin Mariglen Hida, për një sherr që ata kishin pasur me njëri-tjetrin.

Rusta nuk ka mundur që ta kryejë vrasjen dhe në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar. Ai u identifikua dhe pas 4 ditësh në liri, u arrestua.

Sakaq, në burg është lënë edhe shoku i tij, Emanuel Rrapushi, 24 vjeç pasi akuzohet për moskallëzim të krimit, për armën dhe drogën e gjetur në banesë e Boiken Bahitit. 

Këtij të fundit ju gjetën në banesën, 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

 

vrasje elbasan briken rusta

Lini një Përgjigje