Ëshë publikuar fotoja e viktimës Entjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua me kallash në një atentat mafioz mbrëmjen e kësaj e së shtunës.
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga 40 vjeçari, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”.
Nikulaj ka mbetur fillimisht i plagosur. Ai u transportua në gjendje shumë të rëndë për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, por nuk ka mundur t’u mbijetonte dot plagëve.
Atentati ndodhi rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”.
“Në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga Entjan Nikulaj, 40 vjeç, banues në Shëngjin. Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore. Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës”, thuhej në njoftimin e parë të Policisë së Lezhës.
Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.
Ndërkohë, autorët janë larguar në drejtim të paditur duke djegur makinën pranë Rinasit.
Entjan Nikulaj është djali i xhaxhait të biznesmenit Ardian Nikulaj, ky i fundit i ekzekutuar në lokalin e tij në Shëngjin më 19 Prill të këtij viti. Biznesmeni u vra si pasojë e hasmërisë 26-vjeçare mes fisit Lekstakaj dhe Nikulaj.
Lidhja me vrasjen e Ardian Nikulajt
Mesditën e 19 prillit, biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua me 7 plumba teksa ishte ulur në lokalin e tij, ndërsa eklzekutori u largua me motor. Sipas prokurorisë Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit ndaj biznesmnit Nikulaj, për hakmarrje.
Katër personat që u kapën dhe u arrestuan në Britani, pasi u shpallën në kërkim në Shqipëri janë Steven Hunt, 49 vjeç, Thomas Mithan, 35 vjeç, të dy nga Bristol, Edmond Haxhia, 37 vjeç, nga Birmingham, si dhe 27-vjeçarja Harriet Bridgeman nga Bristol.
Ata kishin mbërritur në Shqipëri si turistë por në fakt kanë bërë rolin e vëzhguesit të biznesmenit duke informuar autorin deri në goditjen finale. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, ku mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit./ Pamfleti
Lini një Përgjigje