TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2023, 22:58

Policia konfirmon vdekjen e djalit të xhaxhait të Ardian Nikulajt, RENEA dhe forcat speciale rrethojnë Lezhën dhe Rinasin

Shkruar nga Pamfleti

Policia konfirmon vdekjen e djalit të xhaxhait të Ardian Nikulajt,

Policia ka reaguar sërish për ngjarjen në Lezhë, ku u qëllua ndaj djalit të xhaxhait të Ardian Nikulajt. Policia e Lezhës konfirmon se 40 vjeçari Entjon (Eno) Nikulaj ka ndërruar jetë në spitalin e këtij qyteti.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi E. N., ju informojmë se: Ky shtetas, si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndihmës dhe trajtimit të menjëhershëm mjekësor, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës’ thuhet në informacionin shtesë të policisë së Lezhës”, njoftoi policia.

Ndërkohë në Rinas u gjet një makinë e djegur dhe dyshohet se është e autorëve, pasi brenda saj u gjet dhe një kallashnikov që dyshohet se u përdor në krim. Sipas burimeve, forcat RENA, FNSH dhe ato speciale kanë  rrethuar Lezhën dhe Rinasin për kapjen e autorëve. Në terren janë parë edhe autoblindat e RENEA.

 

Lini një Përgjigje