TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2023, 21:41

Kërcet arma në Lezhë, dyshohet për një të vdekur

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet arma në Lezhë, dyshohet për një të vdekur

Të shtëna me armë zjarri raportohen mbrëmjen e kësaj të shtune në Lezhë. Burime zyrtare të policisë thonë se nga ngjarja ka mbetur i plagosur rëndë 40-vjeçari Entjan Nikulaj.

Në një informacion paraprak për mediat, policia e Lezhës tha se 40-vjeçari është qëlluar me armë teksa lëvizte me makinë.

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e  quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Entjan Nikulaj, 40 vjeç, banues në Shëngjin. Si pasojë është plagosur shtetasi Entjan Nikulaj, i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore. Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore. Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Entjan Nikulaj është djali i xhaxhait të biznesmenit Ardian Nikulaj, ky i fundit i ekzektuar në lokalin e tij në Shëngjin më 19 Prill të këtij viti

lezhë të shtëna

Lini një Përgjigje