TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2023, 21:38

Aksident në Belsh, 17-vjeçari me motor përplas për vdekje 80-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Belsh, 17-vjeçari me motor përplas për vdekje

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Belsh-Grekan. Një 17 vjeçar duke drejtuar motorin ka përplasur për vdekje një 80 vjeçare. Po ashtu vetë adoleshenti ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.

“Në aksin rrugor “Belsh-Grekan”, motomjeti me drejtues shtetasin B. A., 17 vjeç ka përplasur shtetasen R. L., rreth 80 vjeçe (këmbësore).Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja R. L., ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje