TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2023, 14:33

Plagosen me thikë 20-vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit në Kurbin; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Plagosen me thikë 20-vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit

Një sherr me thika ka ndodhur në ditën e sotme në Kurbin ku dy vëllezër kanë plagosur një 20-vjeçar.

Sipas policisë janë arrestuar dy vëllezërit Jozef Caku (Kolici), 33 vjeç dhe Ervis Jolici, 31 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me të plagosurin, i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe plagosur me thikë.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës për trajtim mjekësor.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte mbërritur shtetasi E. K. 20 vjeç, banues në Kurbin, i plagosur në pjesë të ndryshme të trupit me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e arrestimin e autorëve të dyshuar.

Si rezultat, falë organizimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve Jozef Çaku (Kolici) 33 vjeç dhe Ervis Kolici 31 vjeç (vëllezër), banues në Kurbin, për veprat penale “Vrasje me dashje’kryer në bashkëpunim’mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.

Dy vëllezërit, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me të plagosurin E. K., (fqinjë njëri me tjetrin), i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe plagosur me mjet prerës. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë nën asistencën mjekësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

kurbin sherr me thikë

Lini një Përgjigje