TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2023, 22:36

Atentati ndaj Eno Nikulajt në Lezhë/ Gjendet një makinë e djegur pranë Rinasit, dyshohet se u përdor nga autorët

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj Eno Nikulajt në Lezhë/ Gjendet një makinë e
Foto ilustruese

Pas atentati të ndodhur në Lezhë, ku mbeti i vrarë Eno Nikulaj, është gjetur një makinë e djegur pranë Rinasit. Makina e djegur dyshohet se është përdorur nga autorët për të kryer vrasjen dhe dyshohet se përveç targave të vjedhura dhe mjeti mund të jetë i vjedhur.

Sipas informacioneve të policisë autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet tip “BMW” ngjyrë gri me targa të vjedhura.

Ngjarja e rëndë që tronditi qytetarët e Lezhës mbrëmjen e sotme, duket ka lidhje me sagën e hakmarrjes mes fiseve Nikulaj-Lekstakaj.

Kjo vrasje vjen pas asaj të ndodhur më 19 korrik të po këtij viti, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Nikolin Marku Lekstakaj i cili u ekzekutua me breshëri automatiku në fshatin Balldre ku sapo kishte dalë për të blerë një pije freskuese.

Ekzekutimi i tij asokohe u lidh me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin, vrasje për të cilën u arrestuan disa shtetas, mes tyre dhe të huaj.

atentati digjet makian

Lini një Përgjigje