
Policia ka reaguar zyrtarisht për atentatin e ndodhur sot në Lezhë. Sipas uniformave blu, është qëlluar ndaj automjetit ku udhëtonte Eno Nikulaj, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spital.
Ndërkohë kanë nisur kontrollet në zonë për kapjen e autorëve, të cilët mësohet se kanë qenë duke lëvizur me një tjetër automjet.
“Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin. Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore. Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore. Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës”, njofton policia.
Por mësohet se pak minuta pasi mbërriti në spital, 40-vjeçari ka ndërruar jetë.
Lini një Përgjigje