TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2023, 21:46

Vijon saga e hakmarrjes në Lezhë, ekzekutohet djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt

Shkruar nga Pamfleti
Vijon saga e hakmarrjes në Lezhë, ekzekutohet djali i xhaxhait të
Ardian Nikulaj dhe makina e Entjan Nikulajt

Prej 27 vitesh Lezha është tronditur nga përplasja mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, pasi kanë ndodhur një numër i madh vrasjesh.

Vijon saga e hakmarrjes në Lezhë. Pak më parë ka pasur të shtëna armësh dhe mësohet se është qëlluar djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, i cili u vra më 19 prill.

Mësohet se është qëlluar Enjtan Nikulaj, 40 vjeç dhe dyshimet janë se kemi të bëjmë me hakmarrje. I riu është qëlluar brenda automjetit të tij “Mercedes” tip “ML”, me të cilin ishte duke lëvizur, ku ka mbetur i plagosur rëndë.  Sipas burimeve, Entjan Nikulaj është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën, por atje ndërroi jetë. Atentati ka ndodhur pranë Ujësjellësit të qytetit.

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin. Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore. Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore. Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës”, njoftoi fillimisht policia.

Vijon saga e hakmarrjes në Lezhë, ekzekutohet djali i xhaxhait të
Foto nga vendi i ngjarjes

Prej 27 vitesh Lezha është tronditur nga përplasja mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, pasi kanë ndodhur një numër i madh vrasjesh. Ardian Nikulaj u vra më 19 prill në lokalin e tij, ndërkohë që më 19 korrik u vra Nikolin Lekstakaj, 42 vjeç në derën e një supermarketi. Dyshimet janë se vijon saga e përlasjeve.

Vrasja e Nikulajt

Ardian Nikulaj, 50-vjeç, u vra me 7 plumb mesditën e 19 Prillit nga portugezi Ruben Saraiva. Ky person, u porosit dhe financua nga Edmond Haxhia për të kryer vrasjen e biznesmenit të njohur në zonë, i cili po konsumonte kafe brenda lokalit të tij. Saraiva nuk ishte personi i vetëm i punësuar nga Haxhia. Ky i fundit kishte punësuar edhe 4 persona të tjerë, britanikë: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996. Ai ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh dhe është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrastrukturës së nevojshme. Njërit prej britanikëve është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt në 11 prill ku po qëndronte duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit, duke ia përcjellë të gjitha informacionet Saraivës. Motivi i vrasjes është gjakmarrja.

Saga e hakmarrjes

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.

Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën.

Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cilëve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.

Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazbardhura. Më 19 prill 2023 u vra Ardian Nikulaj, ndërkohë më 19 korrik kemi ekzekutimin e Nikolin Lekstakajt. Por sot u qëllua Entjan Nikulaj.

 

Lini një Përgjigje