TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2023, 22:18

“U qëllua me breshëri kallashnikovi brenda në makinë”/ Detaje të reja nga atentatit ndaj Eno Nikulajt, autorët u arratisën me një ‘BMW’

Shkruar nga Pamfleti

“U qëllua me breshëri kallashnikovi brenda në

Detaje të reja kanë dalë lidhur me atentatin e mbrëmjes së sotme ndaj Eno Nikulajt, djalit të xhaxhit të Ardian Nikulajt. Sipas informacioneve autorët kanë ndjekur lëvizjet e Nikulajt dhe kanë gjetur një zonë ku nuk ka ndriçim për të kryer atentatin.

Autorët kanë qëlluar me kallashnikov në lëvizje makinën tip ‘ML’ në zonën e quajtur ‘Ura e Trenit’ në Lezhë.  Sipas informacioneve 40 vjeçari, Eno Nikulaj është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës, ku dhe ka ndërruar jetë.  Më tej mësohet se autorët u larguan me një BMW ngjyrë gri me targa shqiptare AB 138 HT, të cilat rezultojnë të vjedhura katër ditë më parë në Tiranë. 

Ngjarja e rëndë që tronditi qytetarët e Lezhës mbrëmjen e sotme, duket ka lidhje me sagën e hakmarrjes mes fiseve Nikulaj-Lekstakaj.

Kjo vrasje vjen pas asaj të ndodhur më 19 korrik të po këtij viti, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Nikolin Marku Lekstakaj i cili u ekzekutua me breshëri automatiku në fshatin Balldre ku sapo kishte dalë për të blerë një pije freskuese.

Ekzekutimi i tij asokohe u lidh me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin, vrasje për të cilën u arrestuan disa shtetas, mes tyre dhe të huaj.

nikulaj atentat

Lini një Përgjigje