TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Qershor 2025, 11:28

U ekstraduan pak ditë më parë nga Dubai, lihen në burg 'ushtarët' e Talo Çelës 

Shkruar nga Pamfleti

U ekstraduan pak ditë më parë nga Dubai, lihen në burg

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ që kishte vendosur në mungesë ndaj Ado Xhika (alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku), ndaj Ervis Dakës dhe Maksim Koçit, të cilët u ekstraduan pak ditë më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë.

Ervis Daka dhe Maksim Koçi dyshohen se kanë kryer veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, Daka ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Arjan Spahiut në Belgjikë, ndërsa në tentativën e vrasjes së shtetasit Kei Piu ai kishte rol informator mbi lëvizjet e këtij të fundit.

Ndërsa Maksim Koçi, dyshohet për vrasjen e dy personave si dhe për sigurim të kushteve për vrasjen e 2 të tjerëve. Ado Xhika akuzohet për përkrahje të autorit të krimit si pjesë e grupit kriminal, për eliminim e Ardian Çapjas, gjatë sulmit me snajper, të cilit mundi t’i mbijetojë. 

 

Lini një Përgjigje