TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Qershor 2025, 15:58

Vrau dhe e groposi 16-vjeçarin, Apeli dënon përjetësisht Kristian Cenajn

Shkruar nga Pamfleti

Vrau  dhe e groposi 16-vjeçarin, Apeli dënon përjetësisht

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me burgim të përjetshëm Kristian Cenajn, i akuzuar për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonajt, trupi i të cilit u gjet pas 7 vitesh.

Sipas vendimit gjyqësor, Cenaj u shpall fajtor për “vjedhje me pasojë vdekjen”, pasi vrau adoleshentin pas një grabitjeje për një orë Rolex.

Trupi i pajetë i Gjonajt u gjet i groposur në zonën e Fushë Kuqes, shtatë vite pas zhdukjes së tij.

Vendimi i Apelit është i njëjtë me atë të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Kristjan Cenaj u arrestua në tetor 2022, disa vite pasi kishte kryer krimin. E para që ka hedhur dyshimin e Mariglen Gjonajn e kishte vrarë Kristjan Cenaj e ka hedhur nëna e 16-vjeçarit.

Liljana Gjonaj deklaronte se personi i fundit me të cilin kishte qenë i biri ishte pikërisht Kristjan Cenaj. Nëna e adoleshentit thoshte se nga dëshmitë e bashkëfshatarëve të saj ka mësuar se  djalin e saj e kanë parë atë ditë të jetë shoqëruar me një të ri nga Mamurrasi.

Në vitin 2015, ajo kishte bërë kallëzim në polici por deklaronte se zhdukja e djalit të saj është regjistruar si largim nga shtëpia. Ajo hidhte dyshime se 16-vjeçari  është marrë peng ose është keqtrajtuar për t’u grabitur pasi me vete kishte sende dhe bizhuteri me vlerë.

“Iku në mëngjes, doli në 8, as në 5 të darkës nuk më ka ardhur, as në drekë. Ky ka qenë me dy persona që ka qenë në makinë herën e fundit. Personi i fundit me të cilin ka qenë është Kristjan Cenaj nga ky fshat. Ata njerëz nëse e kanë marrë peng, ta lëshojnë. T’i marrin florinjtë, gjithçka ia falim, vetëm të ma sjellin djalin në këmbët e veta dhe njëherë në shtëpi”, deklaronte në 2015 Liljana Gjonaj.

 

 

Lini një Përgjigje