Dalin pamje të reja të operacionit të koduar “Blloku 33”, ku 25 persona u arrestuan dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Nga pamjet e policisë, duket se disa persona japin paratë dhe më pas marrin heroinën në doza të ndara.
Sipas burimeve lënda narkotike shpërndahej kryesisht në zonën e bllokut në lokale të cilat frekuentoheshin nga persona VIP, në pranga kanë rënë edhe punonjës lokalesh, kryesisht kamarier, banakjer, e menaxher.
Ndërkohë që droga shpërndahej kryesisht në lokalet e natës në bllok, por edhe në zona të tjera të Tiranës.
Durim dhe Artur Gurzi, vëllezër kanë qenë koka e këtij grupi pasi së bashku me vëllain e 3 të shpallur në kërkim siguronin kokainën dhe ndanin rolet e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal.
"Pamje shtesë nga zhvillimi i operacionit të koduar “Blloku 33”.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.
Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 9 shtetas dhe janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Po në kuadër të operacionit janë goditur disa grupe kriminale që shitnin doza të drogave të forta në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut. Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 42 shtetas, pjesëtarë të grupeve që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Ditën e djeshme u ekzekutuan 25 prej tyre (masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 24 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetas). Si dhe u shpallën kërkim 8 shtetas", thuhet nw njoftimin e policisw.
Lini një Përgjigje