TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Qershor 2025, 12:15

Droga në ish-Bllok, kush janë dy vëllezërit që drejtonin grupin dhe ndanin rolet

Shkruar nga Pamfleti

Droga në ish-Bllok, kush janë dy vëllezërit që

Detaj e të reja janë zbardhur nga operacioni i koduar "Blloko 33", që çoi në arrestimin e 25 personave të ciliët shpërndanin kokainë në zonën elitare të kryeqytetit në Bllok. 

Uniformat blu goditën disa grupe kriminale që shitnin doza të drogave të forta në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut.

Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre me masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 24 persona dhe një arrest shtëpie. Ndërsa janë shpallur në kërkim 8 persona të tjerë.

Sipas burimeve lënda narkotike shpërndahej kryesisht në zonën e bllokut në lokale të cilat frekuentoheshin nga persona VIP, në pranga kanë rënë edhe punonjës lokalesh, kryesisht kamarier, banakjer, e menaxher.

Ndërkohe që droga shpërndahej kryesisht në lokalet e natës në bllok, por edhe në zona të tjera të Tiranës.

Durim dhe Artur Gurzi, vëllezër kanë qenë koka e këtij grupi pasi së bashku me vëllain e 3 të shpallur në kërkim siguronin kokainën dhe ndanin rolet e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal.

Sipas poliicsë, gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 42 persona, pjesëtarë të grupeve që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

 

Personat për të cilët u ekzekutua vendimi i gjykatës

1. Arnold Hida,
2. Durim Gurzi,
3. Artur Gurzi,.
4. Elvis Sejdo,.
5. Julian Bushati,
6. Adnan Hida,
7. Sabian Jashari,
8. Mario Avdiaj,
9. Geraldo Kovaçi,
10. Albert Shushku,
11. Emrah Mustafaj,
12. Xhoana Rustemi (Hasani),
13. Vladimir Qerimi,
14. Myzafer Xhanari.
15. Albi Shehu,
16. Ledio Dervishi,
17. Juljan Rabushja,
18. Elisard Rrustaj,
19. Kledi Sinani
20. Bledar Duka,
21. Kevin Troplini,
22. Samuel Demiri,
23. Ardit Dervishi,
24. Faik Kurti, Me mase sigurie arrest shtepie
25. Ledin Kazanxhi.

Lini një Përgjigje