
Doris Kopaçi një nga tre shqiptarët që u dhunuan barbarisht në Malin e Zi ka mbërritur në familjen e tij i traumatizuar. Ai nuk ka pranuar të flasë për mediat për shkak të gjendjes së tij të rënduar.
Jashtë kamerave ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë provokim apo fjalë nga ana e shqiptarëve kundrejt dhunuesve, ndërkohë që këta të fundit i kanë ndaluar në rrugë duke i dhunuar pa asnjë arsye.
Kopaçi tregon se i kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup. Ai shton se nuk kanë mundur të reagojnë dhe se në asnjë moment nuk kanë kthyer mbrapsht sulmin drejt dhunuesve.
Pasi morën mjekime në Mal të Zi, tre të rinjtë janë kthyer mbrapsht në Shqipëri.
Kujtojmë se Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi, ishin nisur për në Gjermani, vend ku punonin dhe jetonin me dokumente të rregullta.
Ata mbërritën në Kotor përmes tragetit dhe në momentin që u larguan me makinë janë ndaluar nga 8 persona me uniforma ushtarake.
Lini një Përgjigje