TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Janar 2024, 13:24

U rrëzua në bodrumin e pallatit, humb jetën i moshuari në Peshkopi

Shkruar nga Pamfleti

U rrëzua në bodrumin e pallatit, humb jetën i moshuari në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peshkopi ku një 70-vjeçar është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas policisë, i moshuari ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar duke rënë në anë të bodrumit të një pallati.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Rreth orës 11.50, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Sh.A., rreth 70 vjeç, duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar duke rënë në anë të bodrumit të një pallati. Si pasojë e lëndimeve të marra shtetasi Sh.A., ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

bodrum pallat peshkopi

Lini një Përgjigje