TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Janar 2024, 12:56

Prezantohej me stemën e Kuvendit të Shqipërisë, e pëson keq 23-vjeçari nga Elbasani

Shkruar nga Pamfleti

Prezantohej me stemën e Kuvendit të Shqipërisë, e pëson

Një i ri nga Elbasani është proceduar në gjendje të lirë, pasi në makinën e tij mbante pa të drejtë stemën e Kuvendit të Shqipërisë, me të cilën edhe prezantohej.

Policia thotë se bëhet fjalë për 23-vjeçarin me iniciale F.S, të cilin uniformat blu e kanë ndëshkuar me gjobë prej 75 mijë lekë për disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi në automjetin e tij mbante pa të drejtë një dokument (stemën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë).

Gjithashtu, shërbimet e Qarkullimit Rrugor e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit, shtetasin F. S., me masë administrative 75 000 lekë, për disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, bazuar në nenin 139/3; 184/2 dhe 72/12 të Kodit Rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje