TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Janar 2024, 12:43

Akuzohen për dhunë në familje, arrestohen tre persona në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohen për dhunë në familje, arrestohen tre persona në

Tre persona kanë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.

Mësohet se njëri ka rrahur kunatin, tjetri gruan, ndërsa 47-vjeçari prindërit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd vunë në pranga shtetasin 35 vjeç, banues në Prrenjas, pasi më datë 05.01.2024, ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

– 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

– 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

dhunë në familje tre të arrestuar

Lini një Përgjigje